
Lojtari kroat i hendbollit Filip Iviq ka ndërprerë kontratën me klubin e tij të ri.
Vetëm tre javë më parë, siç raportojnë mediat kroate, Iviq nënshkroi një kontratë me klubin hendbollistik të Vojvodinës. Ai më nuk është lojtar i tyre. Arsyeja? Ai publikoi një foto nga koncerti i Marko Perkoviq Thompson. Megjithatë, më vonë e fshiu postimin, përcjell Insajderi.
“Me rastin e paraqitjes së Filip Ivić në tubimin e ustashëve nga Marko Perković Thompson, Klubi i Hendbollit Vojvodina, si simbol i Novi Sadit, Vojvodinës dhe kampiones së Serbisë, e bazon ekzistencën e tij jo vetëm në sukseset sportive, por edhe në respektin për historinë, viktimat dhe vlerat që na bëjnë një komb krenar.
U tronditëm kur morëm lajmin se portieri Filip Ivić mori pjesë në takimin e ustashëve (fashistëve kroatë) të Marko Perković Thompson, një ngjarje që nuk është një takim muzikor, por – sipas qëndrimit të klubit – një festë ustashe në të cilën, siç thonë ata, lavdërohen hapur ide dhe simbole që janë sinonim i krimeve për popullin serb”, thuhet në reagimin e këtij klubi.
Serbët u ofenduan tejmase nga koncerti i Thompson, një figurë jo fort e dashur për ta. /Insajderi.org/