KMDLNj e quan Kuvendin e Kosovës si vend për pushim dhe relaksim - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    KMDLNj e quan Kuvendin e Kosovës si vend për pushim dhe relaksim

    Insajderi
    23 May 2023 - 13:01
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut (KMDLNj) ka kritikuar Kuvendin e Kosovës për mos mbajtje të seancave për një periudhë kohore.

    Në reagimin e KMDLNj-së thuhet se parlamenti kosovar ka hyrë në javën e tretë që kur nuk ka mbajtur asnjë seancë ndonëse ka pika të rendit të ditës të bartura edhe nga viti 2022.

    “Në anën tjetër, me rregulloren e re të Kuvendit kemi përfitime të ndjeshme, që nga kryetari i Kuvendit i cili, përfiton thuaja 80% më shumë krahasuar me më parë. Linja e përfitimeve përfshinë edhe nënkryetarët, deputetët dhe të tjerët puna e të cilëve ndërlidhet me Kuvendin e Kosovës. Rritja e përfitimeve në vendet normale kryesisht kushtëzohet me rritje të punës dhe përgjegjësive si dhe performancës që vlerësohet si e suksesshme ndërkaq, në rastin e Kuvendit të Kosovës kjo rritje është shkelje e standardeve minimale të moralit sepse kjo rritje është në kundërshtim të plotë me punën që e bëjnë përfituesit, të pandërgjegjshëm dhe të papërgjegjshëm duke filluar nga kryetari i Kuvendit që po i prinë këtij shpërdorimi institucional, moral dhe material”, thuhet në njoftim.

    “KMDLNj nuk e beson se ka Kuvend më përtac në rajon e që ka përfitime më të mëdha. KMDLNj nuk e ka të qartë pse deputetët dhe udhëheqja e Kuvendit duhet të kompensohen shtesë për punët që përfshihen në përshkrimin e vendit të punës”.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark