KMDLNj: Është arrestuar një gjeneral i afërt me Millosheviqin - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    KMDLNj: Është arrestuar një gjeneral i afërt me Millosheviqin

    Insajderi
    08 April 2016 - 15:00
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeritu ka informacione se në pikën kufitare në Merdare është arrestuar Milovan Bojaniq, ish gjeneral i ushtrisë jugosllave dhe serbe që njëkohësisht ishte shumë i afërt me Sllobodan Millosheviqin.

    Sipas KMDLNj-së, gjenerali i arrestuar ka pasur përgjegjësi komanduese dhe ka udhëhequr operacionet e ushtrisë serbe në rajonin e Llapit.

    “Gjenerali i ushtrisë serbe , Milovan Bojoviq është në ndalim policor dhe ka dyshime se ka përgjegjësi për krime kundër civilëve të paarmatosur shqiptarë gjatë luftës së fundit në Kosovë 1998 – 1999”, thuhet në komunikatën e KMDLNj.

    KMDLNj thekson se këto krime deri më sot kanë mbetur të pandëshkuara përveç se është mbajtur një gjykim i improvizuar në Beograd për vrasjen e anëtarëve të familjeve Bogujevci, Duriqi dhe Gashi.

    Sipas informatave të KMDLNj –së gjatë luftës së fundit në Kosovë, në rajonin e Llapit janë vrarë 499 persona, dhe 98 të vrarë në masë ndërsa konsiderohen si të zhdukur 53 civilë./Insajderi.com

     

     

     


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark