KMDLNj kërkon nga Policia të nis hetimet për ofendimet ndaj Bajram Qerkinit - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    KMDLNj kërkon nga Policia të nis hetimet për ofendimet ndaj Bajram Qerkinit

    Insajderi
    22 December 2021 - 15:59
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Këshilli për Mbrojtjen e Drejtave dhe Lirive të Njeriut (KMDLNj) ka reaguar pas fyerjeve që i janë bërë në rrjete sociale Bajram Qerkinit nga “Shoqata e Familjarëve të Personave të Pagjetur”, duke kërkuar hetim për komentet e ulëta.

    Në reagimin e KMDLNj thuhet se Bajram Çerkini është udhëheqës i një organizate që hulumton fatin e personave të pagjetur duke mos pushuar edhe një ditë të vetme në këtë aktivitet.

    “Angazhimi i Bajram Çerkinit është angazhim i sinqertë që buron nga solidariteti për zbardhjen e fatit të personave të pagjetur pavarësisht përkatësisë nacionale, racës, gjinisë dhe statusit në shoqëri. Bajram Çerkini dhe familja e tij sikur edhe të gjitha familjet që kanë anëtarët e tyre në listën e të pagjeturve nuk kanë asnjë çast gëzimi në jetë, të vetmin gëzim e kanë sigurimin e informatave për fatin e më të dashurve të tyre e që është edhe e drejtë elementare e njeriut që duhet të mbrohet dhe sigurohet nga shteti”, thuhet në reagimin e KMDLNj.

    Më tej ne reagim thuhet se “Bajram Çerkini, familja e tij dhe të gjitha familjet e personave të pagjetur nuk jetojnë për veten e tyre, por për të dashurit e tyre që janë të pagjetur e që në disa raste kthehen si mbetje mortore qoftë edhe të një pjese të vetme të trupit”.

    “Të shkruani se ‘çka huptë mos u gjetë’, në rastin konkret për djalin e Bajram Çerkinit dhe fyerje tjera që nuk kanë të bëjnë me natyrën njerëzore, është përbuzje për vuajtjet dhe sakrificat e familjeve të të pagjeturve dhe të gjithë atyre që u sakrifikuan për një shtet ku liria e fjalës dhe liria e shprehjes paraqet vlerë themelore mbi të cilën ndërtohen të gjitha vlerat tjera”, thuhet në reagim.

    Për KMDLNj-në është befasues dhe i papranueshëm mo sreagimi institucional dhe i shoqërisë për këtë përbuzje të pamoralshme të vuajtjeve dhe sakrificave të të tjerëve në rastin konkret është mungesë e respektit elementarë për vuajtjen dhe dhimbjet e familjeve të të pagjeturve.

    “KMDLNj kërkon nga Policia e Kosovës të nis hetimet për këto komente të ulëta dhe është i sigurtë që Njësia për Hetime të Krimeve Kibernetike ka kapacitet të mjaftueshëm profesional ta bëjë këtë. Përdorimi i gjuhës së urrejtjes sanksionohet si vepër penale dhe në asnjë mënyrë nuk mund të arsyetohet me lirinë e fjalës dhe lirinë e shprehjes”, thuhet në reagim.Bajram Qerkini nga “Shoqata e Familjarëve të Personave të Pagjetur” ditë më parë e ka kritikuar kryeministrin e Kosovës se ka përdorur çështjen e ndjeshme vetëm për vota.Për deklaratë e bërë Qerkini nuk u kursye nga militantët dhe polarizuesit partiakë, të cilët bënë komente fyese ndaj tij në rrjete sociale.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark