“Knojshim në shëtitore kangë të UÇK-së”, Haradinaj përshkruan takimet me Thaçin, Veselin, Krasniqin dhe Selimin - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    “Knojshim në shëtitore kangë të UÇK-së”, Haradinaj përshkruan takimet me Thaçin, Veselin, Krasniqin dhe Selimin

    Insajderi
    25 December 2024 - 22:54
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Nasim Haradinaj ka përshkruar takimet me Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin e Rexhep Selimin brenda burgut të Hagës.

    Haradinaj thotë se me ish-krerët e UÇK-së janë parë vetëm kur ata kanë dalë në shëtitore, dhe përmes dritares, këta kanë kënduar për t’ju japur atyre kurajo.

    “Kur dulum mu shëtit, na e kishim një dritare, e vetmja shansë për me i pa ka qenë kur shëtitshin me na pa këta neve. Kur na kqyrshin ata na knojshim këngë të UÇK-së, me ju dhon këtyre zemër, mos t’jau nin e na thojshin mos folni”, u shpreh ai në T7.

    “Atë ditë e kemi ditë që janë arrestu, jemi kon shumë të shqetësum, sidomos Hashimi kur dha dorëheqje”, u shpreh më tutje Haradinaj.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark