Koalicioni “AAK-Nisma” sonte hapin fushatën në Pejë – Insajderi
×
  • Lajme
  • Zgjedhjet 2025
  • Lajme

    Koalicioni “AAK-Nisma” sonte hapin fushatën në Pejë

    Insajderi
    17 January 2025 - 12:06
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    “Koalicioni për Kosovën Fituese” i përbërë nga AAK, Nisma Socialdemokrate, Lista Konservatore, Forumi Intelektual E30 dhe Lista Ideal, do të mbajë sot në Pejë hapjen e fushatës zgjedhore për këtë rajon.

    Në njoftimin për media bëhet e ditur se tubimi do të mbahet në “Arosa Palace” në fshatin Vitomiricë, duke filluar nga ora 17:00.

    Tutje theksohet se rajoni i Pejës konsiderohet një ndër zonat me mbështetje të fortë për AAK-në dhe aleatët e saj, dhe se aktivitetet e fushatës do të intensifikohen në të gjitha komunat e këtij rajoni deri në ditën e zgjedhjeve më 9 shkurt.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark