Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tyre në koalicionin që lufton grupin militant Shteti Islamik kanë rënë dakord mbi një strategji të re për mposhtjen e militantëve, tha sekretari amerikan i Mbrojtjes, Ash Carter.
Ata do të mbërthejnë militantët në bastionet e tyre në Raka të Sirisë dhe Mosul të Irakut.
Carter, megjithatë, tha se kjo nuk do të eliminojë ideologjonë e dhunshme të militantëve ose aftësinë e tyre për të sulmuar.
Vendet e koalicionit, gjatë takimit në Uashington, kanë diskutuar edhe planet për stabilizimin e zonave pasi të mposhtet Shteti Islamik.
Grupi xhihadist ka humbur pjesë të mëdha të territoreve, por vazhdon të kontrollojë zona edhe në Irak, edhe në Siri.