Kobra i qeshur në Gjykatë para se të futej në seancën fillestare për vrasjen e të riut nga Kukësi – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Kobra i qeshur në Gjykatë para se të futej në seancën fillestare për vrasjen e të riut nga Kukësi

    Insajderi
    07 March 2024 - 09:50
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Në Gjykatën Themelore në Prishtinë nën përcjelljen e Policisë është sjellë Dibran Hoxhaj me nofkën “Kobra”, ku pritet të mbahet seanca fillestare në rastin ku i njëjti akuzohet për vrasjen e të riut nga Kukësi.

    “Kobra” bashkë me Roland Susurin, Arben Vezajn, Burim Mazrekun dhe Jesmir Badallin akuzohen për vrasjen e Visart Cengut, shtetasit të Shqipërisë në Prizren një vit më parë.

    “Kobra”, sipas aktakuzës, akuzohet se më 3 janar 2023, në ora 4:10, në afërsi të lokalit të tij “Cobra City”, në magjistralen Prizren-Zhur, me dashje ka privuar nga jeta V.C, duke vënë në rrezik edhe jetën e të dëmtuarve R.T (Sh) dhe A.B.

    “Kobra”, akuzohet se ka kryer veprën penale “Vrasje e rëndë”.

    @insajderiofficial #kobra#kosovo #fy ♬ original sound – GazetaInsajderi

    Prokuroria Speciale në shkurt të këtij viti ka ngritur aktakuzë ndaj Hoxhajt dhe katër të pandehurve të tjerë, të dyshuar për vrasjen e të riut nga Kukësi.

    Ngjarja tragjike kishte ndodhur në mbrëmjen e 3 janarit. Gjithçka kishte nisur në lokalin e natës “Kobra City”, në pronësi të Dibran Hoxhajt. Tre kukasianë ishin pjesë e festës mbrëmë në këtë lokal. Por situata kishte eskaluar. Aty mbeti i vrarë një 31 vjeçari, Visart Cengu dhe një person tjetër i plagosur.

    Sipas prokurorisë konflikti, nisi lidhur me pagesën e faturës së shpenzimeve.

    Sipas Prokurorisë, “Kobra” dyshohet për veprat penale “Vrasje e rëndë”, armëmbajtje pa leje dhe manipulim me prova“.

    Ndërkaq Arben Vezaj, Burim Mazreku, Jesmir Badalli, Kujtim Gashi dhe Enver Amrallahi, dyshohen për veprën penale “Pjesëmarrja në rrahje”.

    Ndërsa, i dyshuari i shtatë Roland Susurit, dyshohet për veprat penale “Pjesëmarrja në rrahje” dhe “Manipulimi me prova”. /Insajderi.org/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark