“Kobra s’ishte në lokal”, “S’kisha ardhë nëse s’ma kishe dhënë rrogën” - Çka u tha sot në seancën për vrasjen në ‘Kobra City’ - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    “Kobra s’ishte në lokal”, “S’kisha ardhë nëse s’ma kishe dhënë rrogën” – Çka u tha sot në seancën për vrasjen në ‘Kobra City’

    Insajderi
    02 April 2025 - 18:29
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Dëshmitari Kujtim Gashi sot ishte pjesë e dëshmisë në rastin “Kobra City”, ku i akuzuar është Dibran Hoxhaj dhe të tjerët për vrasjen e një shtetasi të Shqipërisë.

    Gashi ka bërë të ditur se përgjatë momentit kritik ishte duke punuar si mirëmbajtës i lokalit. Ai thotë se Hoxha në natën kritike s’ka qenë në lokal, shkruan Insajderi.

    Kobra më pas e ka marrë në pyetje dëshmitarin Gashi, duke kërkuar nga ai të dijë nëse ka vërejtur se ka ushtruar dhunë ndaj personave që s’kanë paguar në lokal. Ai ka mohuar të jetë treguar Kobra i dhunshëm më herët.

    Dëshmitari nga perspektiva e tij i ka përshkruar si të zhurmshëm tre klientët nga Shqipëria, ku njëri nga ta kishte mbetur i vrarë e tjetri i plagosur. Aktakuza thotë se gjithçka ndodhi pasi këta të fundit refuzuan ta paguanin cekun e mbrëmjes.

    Ndiqeni storien në vazhdim:


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark