Koci demanton prokurorin serb - Haradinaj nuk mund të ekstradohet në Gjykatën Speciale - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Koci demanton prokurorin serb – Haradinaj nuk mund të ekstradohet në Gjykatën Speciale

    Insajderi
    23 January 2017 - 11:22
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Arianit Koci, avokat i Ramush Haradinajt, ka thënë se nuk është e vërtetë që ai nga Franca mund të ekstradohet në Gjykatën Speciale.

    Koci e ka dhënë këtë deklaratë për Insajderin duke iu përgjigjur pohimeve të prokurorit Special për Krime Lufte në Serbi, Milan Petroviq.

    Petroviq ka thënë për Deutsche Welle se ekziston mundësia që Haradinaj nga Franca të ekstradohet në Gjykatën e Speciale.

    Por avokati i tij, Koci, një gjë të tillë e ka quajtur si të pamundur, duke thënë se krejt kjo po bëhet për shkak që të mbulohet natyra politike e kërkesës së Serbisë.

    “Milan Petroviq, udhëheqësi i Prokurorisë Speciale për Krime Lufte në Serbi, po e përdorë një gjuhë të pazakontë për ne juristët. Kjo natyrisht nuk është e vërtetë. Po përdoret diskurs spekulativ për me e mbuluar natyrën politike të kërkesës së Serbisë”, ka thënë Koci për Insajderin.

    Sipas Kocit, kjo nuk është e mundur për shkak se ende nuk kanë zgjedhë gjyqtarët e Gjykatës Speciale.

    “Sot po ashtu e kuptuam prej znj. Avis Benes (zëdhënëse e Gjykatës Speciale), se detyra e parë e presidentes së kësaj gjykate, Ekatarina Trandafillova, është përgatitja e seancës plenare për gjyqtarët. E seanca plenare nuk mund të mbahet pa u zgjedhë gjyqtarët. Pra, Gjykata Speciale ende nuk ka gjyqtar të zgjedhur”, ka shtuar Koci.

    Koci është shprehur edhe njëherë i bindur se Haradinaj shumë shpejt do të kthehet në Kosovë, duke shtuar se problemi është i natyrës teknike dhe se Serbia me qëllim po e zvarritë procesin duke mos e dërguar kërkesën dhe dokumentet përcjellëse./Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark