Koci: Franca pritet ta refuzojë kërkesën e Serbisë për ekstradimin e Haradinajt - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Koci: Franca pritet ta refuzojë kërkesën e Serbisë për ekstradimin e Haradinajt

    Insajderi
    05 January 2017 - 08:16
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Avokati Arianit Koci ka thënë se Ramush Haradinaj sot do të paraqitet para zyrës së Prokurorit të Përgjithshëm të Gjykatës së Apelit në Colmar.

    “Me këtë rast, dhoma hetuese e kësaj gjykate, do ta shqyrtojë kërkesën e Serbisë për ekstradim”, ka shkruar avokati Koci në llogarinë e tij në facebook.

    Ai ka thënë se “Franca është një prej shteteve që më së shumti e ka mbështetur Kosovën në rrugën drejt lirisë, dhe i njeh shumë mirë rrethanat gjatë dhe pas luftës në Kosovë”.

    Koci mendon se do të refuzohet kërkesa e Serbisë për ekstradimin e Ramush Haradinajt.

    “Prandaj, kërkesa për ekstradim do të refuzohet dhe z. Haradinaj pritet të lirohet gjatë ditës së sotme”, ka përfunduar postimi i avokatit Koci./Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark