Koci i rruan flokët në shenjë proteste për bllokimin e Kuvendit/FOTO - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Koci i rruan flokët në shenjë proteste për bllokimin e Kuvendit/FOTO

    Insajderi
    21 July 2025 - 11:15
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Avokati i njohur, Arianit Koci, ka ndërmarrë një veprim simbolik në shenjë proteste ndaj bllokimit të punës së Kuvendit të Kosovës.

    Para gazetarëve, ai ka rruar flokët me makinë në shesh, duke e cilësuar situatën si të rrezikshme për funksionimin demokratik të shtetit.

    “Pa Kuvend nuk ka demokraci, nuk ka zhvillim ekonomik e social, e as shtet,” u shpreh Koci.

    Ai paralajmëroi se kriza politike po shndërrohet në krizë të funksionimit të shtetit, duke shtuar se veprime të tilla simbolike janë të domosdoshme për të ngritur vetëdijen qytetare.

    “Kosovës po i rrezikohet shtetësia,” tha ai./Insajderi


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark