Koci kritikon strukturat e hetuesisë për rrjedhjen e infomacioneve për krimin në Gllogjan - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Koci kritikon strukturat e hetuesisë për rrjedhjen e infomacioneve për krimin në Gllogjan

    Insajderi
    12 December 2021 - 19:51
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Avokati i njohur, Arianit Koci ka folur rreth procesit të hetimit për rastin e Deçanit ku mbetën të vrarë shoferi i autobusit dhe dy nxënës.

    Koci përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, tha se informatat më të ndjeshme rreth këtij rasti kanë rrjedhur në publik.

    “Disa ditë para arrestimit, është zbuluar edhe motivi i mundshëm i këtij krimi makabër. Madje është thënë se do të ketë arrestime shumë shpejt. Ashtu ndodhi”, ka shkruar Koci.

    Ai tha se kjo është joprofesionalizëm i pastër nga ana e strukturave të hetuesisë.

    Tutje Koci tha se po dëmtohen hetimet dhe po shkelet rëndë prezumimi i pafajësisë.

    Postimi i plotë:

    Informatat më ndjeshme lidhur me rastin e Deçanit, kanë rrjedhur në publik – ka kohë. Disa ditë para arrestimit, është zbuluar edhe motivi i mundshëm i këtij krimi makabër. Madje është thënë se do të ketë arrestime shumë shpejt.Ashtu ndodhi!Kjo është joprfesionalizëm i pastër nga ana e strukturave të hetuesisë.Dhe kjo, nuk është hera e parë.Po dëmtohen hetimet dhe po shkelet rëndë prezumimi i pafajësisë.Prandaj, në këtë rast – çdo informatë – zyrtare apo jozyrtare, jam i prirur ta pranoj me rezerva deri në aktgjykim të plotfuqishëm. Dënues apo lirues.P.s.Informata dhe analiza, kanë dallim.E kush ka përvojë, saktësisht e dallon të parën prej të dytës.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark