Arianit Koci, avokat i liderit të AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se të enjten ai mund të lirohet me kusht.
Të enjten është caktuar të mbahet seanca gjyqësore ndaj Haradinajt.
Sipas avokatit Koci, lirimi me kusht i Haradinajt nënkupton që ai të jetë i lirë në Francë, por jo edhe të kthehet në Kosovë, pa dhënë vendimin përfundimtar Gjykata e Apelit në Francë.
“Haradinaj pritet që të lirohet me kusht të enjten e kësaj jave, në ditën kur do të mbahet seanca gjyqësore ndaj tij”, ka thënë Koci.
Ndryshe, pala mbrojtëse e Haradinajt, javën që e lamë pas ka bërë kërkesë për lirimin e tij, kërkesë kjo e cila sipas Kocit pritet që të shqyrtohet në ditët në vijim nga Gjykata e Apelit në Francë.
“Kërkesa për lirimin është dorëzuar dhe pritet që në ditët në vijim, e njëjta të shqyrtohet nga Gjykata”, ka thënë Koci, përmes një njoftimi në profilin e tij në rrjetin social Facebook.
Ramush Haradinaj, është ndaluar të mërkurën me saktësisht më 4 janar në aeroportin e Bazelit, nga autoritetet franceze, pas një fletë-arresti të lëshuar nga Serbia.