×
  • Lajme
  • Lajme

    Koci-VV’së: Ju jeni vrasësit e Astritit, ka me ju vra gjaku i tij

    Insajderi
    13 August 2024 - 15:03
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Zyrtari i PDK-së, Gani Koci, ka kritikuar partinë në pushtet për “shfrytëzimin e rastit të Astrit Deharit për qëllime politike”.

    Sipas tij, VV-ja po kërkon drejtësi vetëm se zgjedhjet nacionale janë afër.

    Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Koci ka akuzuar drejtpërdrejt VV-në për vrasjen e Astrit Deharit.

    “Era zgjedhje po vjen! Janë çu në këmbë nekrofilët politikë – nekropolitikanët e LVV-së (siç i quan B. Latifi) dhe po ua lëkundin eshtrat të vdekurve! Të tillët vetëm mbi të vdekurit krijojnë kauza. Po ku ishit o mjeranë ma herët, po tash në fund të mandatit po kërkoni, gjoja, ‘drejtësi për Astrit Deharin’. Kërkojeni te vetja juaj shkakun e vetëvrasjes së tij. Sepse ju përfituat dhe përpiqeni akoma të përfitoni prej gjakut të tij, tashmë edhe i vdekur”.

    “Pse dogjët IML-në, ma shumë se dy herë dhe pse vodhët mostrat dhe i kthyet ato pa dhënë kurrë asnjë shpjegim. Veprimet tuaja po ngjajnë në atë kur hajni thotë kapeni hajnin! Kot akuzoni të tjerët. Ju jeni vrasësit e Astritit. Ka me ju vra gjaku i tij”, shkroi Koci.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark