Kocijançiq: Prishtina dhe Beogradi shkelën marrëveshjen e mbrëmshme - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Kocijançiq: Prishtina dhe Beogradi shkelën marrëveshjen e mbrëmshme

    Insajderi
    25 January 2017 - 12:13
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian, Federica Mogherini ka shprehur “keqardhje për të gjitha palët e dialogut”, pasi ka thënë se ata nuk e kanë respektuar takimin e mbrëmshëm në Bruksel.

    Zëdhënësja e Mogherinit, Maja Kociançiq, ka thënë se në dialogun për uljen e tensioneve në mes të Prishtinës dhe Beogradit, palët u morën vesh të mos komentojnë për media.

    “Më vjen keq që nuk i janë përmbajtur të gjithë kësaj dhe i ftojmë që të përmbahen dhe zhvillimet t’i ndërtojnë mbi bazën e marrëveshjeve të arritura dje”, ka thënë Kocijançiq.

    Federicka Mogherini tregon se nga takimi u nxor “një rezultat i rëndësishëm” i cili ishte për të kapërcyer tensionet, por ishte edhe marrëveshja që palët të përmbahen për debate publike.

    Ajo tha se i falënderon palët nga Beogradi e Prishtina për dialogun konstruktiv, dhe theksoi se është e rëndësishme që të ruhet dialogu në nivel të presidentëve dhe kryeministrave./GazetaExpress/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark