×
  • Biznes
  • Biznes / Teknologji

    Kodi etik i Facebook që zgjedh postimet që duhen fshirë

    Insajderi
    28 December 2016 - 13:33
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Dy gazetarë gjermanë kanë zbuluar kodin etik të cilin Facebook e përdorë për të mos lënë shpërndarjen e bisedave që nxisin urrejtje apo që promovojnë dhunë.

    “Emigrantët janë të pistë”, kjo mund të thuhet, por “emigrantët janë plehra” jo!, “Vajzat irlandeze janë budallaqe”. kjo duhet fshirë. Islami është një mashtrim, kjo mund të thuhet, por “besimtarët mysliman janë mashtrues” jo.

    Facebook, një nga rrjetet sociale më të mëdhenj në botë, me gati 2 miliardë përdorues, ka urdhëruar stafin e tij të fshijë postimet e cilësuara të papërshtatshme, shkruan TechSot.al.

    Monitoruesit e Facebook, ndonjëherë mund të jenë edhe punonjës të kompanive të kontraktuara, mirëpo ata duhet të jenë vigjilentë dhe të garantojnë, që rrjeti social i krijuar nga Mark Zeckerberg, të mbetet një vend i përshtatshëm për të gjithë, “i denjë për të bërë biznes”.

    Sa më shumë personat publikojnë lajme, foto dhe informacion që zgjojnë debate apo që shtojnë “Like”, më shumë kushton publiciteti online.

    Monitoruesve u është dhënë detyra të shkurajojnë sjellje apo postime të tilla, që i largojnë përdoruesit.

    Rregullat dhe filozofia që ndiqet u zbuluan nga dy gazetarë gjermanë të Süddeutsche Zeitung.

    Till Krause e Hannes Grassegger në fakt patën akeses të dokumentet e brendshme të monitoruesve dhe i bënë ato publike, duke fshirë disa postime të papërshtatshme. Një vëmendje e madhe i është kushtuar ngacmimeve online.

    Para këtij zbulimi të kodit etik që duhet ndjekur në kuadër të rregullave të rrjetit social, Facebook na bën të ditur se nuk është një vend ku mund të shpërndahen biseda urrejtjeje, raciste apo ato që promovojnë dhunën.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark