Kodi telefonik si kusht për krijimin e asociacionit - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Kodi telefonik si kusht për krijimin e asociacionit

    Insajderi
    27 May 2016 - 13:30
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ministrja Edita Tahiri, e cila përfaqësoi Kosovën në takimet e ekspertëve në Bruksel të enjten, ka thënë se asociacioni i Komunave me shumicë serbe nuk do të formohet deri sa Kosova të marrë kodin e  vet telefonik dhe të largohen strukturat ilegale në veri të vendit.

    Kështu u njoftua përmes një komunikate për media në të cilën u dhanë detaje të takimit të djeshëm në Bruksel.

    “Ministrja Tahiri theksoi se BE-ja duhet të kërkojë nga Serbia të zbatojë marrëveshjet e dialogut, duke hequr bllokadën për kodin telefonik dhe pavarësinë e KOSTT-it dhe të mos lejojë zvarritjet e mëtejme, sepse zbatimi i marrëveshjeve është çelësi i suksesit të këtij dialogu”, thuhet në komunikatë.

    Tahiri në takim ka thënë se ky asociacion do të formohet vetëm në bazë të ligjeve të Kosovës, Kushtetutës së Republikës së Kosovës dhe vendimit të Gjykatës Kushtetuese, “si dhe nuk do të ketë asnjë kompetencë ekzekutive ashtu siç e konfirmoi edhe Përfaqësuesja e lartë e BE-së në fjalimin e saj në Parlamentin e Republikës së Kosovës me 5 maj 2016”.

    Në orët e pasdites, delegacioni i Kosovës mori pjesë në raundin e ri të dialogut për zbatimin e marrëveshjes për kadastrat, ku u diskutua për procesin e zbatimit të marrëveshjes për kthimin e kadastrit në Kosovë që është marrë dhunshëm gjatë luftës së vitit 1999, marrëveshje kjo që është arritur në vitin 2011.

    Ministrja Tahiri pas takimit ka deklaruar se bisedimet për zbatimin e marrëveshjes për kadastrin kanë dështuar me fajin e palës serbe, e cila pati tendenca që procesi i zbatimit të ketë ngjyrime etnike. Delegacioni serb ka kërkuar që dokumentet kadastrale të cilat kanë mundur të jenë të falsifikuara apo të keqpërdorura të trajtohen vetëm rastet që kanë të bëjnë me qytetarët serb, dhe se ky propozim është refuzuar kategorikisht nga ministrja Tahiri, e cila ka potencuar poashtu se  gjithë qytetarët e Kosovës janë të barabartë para ligjit dhe Kushtetutës së Kosovës dhe nuk mund të ketë favorizime në baza etnike.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark