Rifat Metaj shoferi i Fadil Kodrës, drejtorit të shkarkuar të Agjencisë së Menaxhimit Emergjent, tash e tutje do të jetë zëvendësdrejtor i Financave në AME.
Lexo edhe:
Kështu thuhet në vendimin që mban datën 10 qershor 2022, të nënshkruar nga Kodra, shkruan Gazeta Insajderi.
Para më shumë se një muaji Kodra kishte marrë një vendim që kishte alarmuar drejtuesit e MPB-së. Kishte emëruar në një pozitë të lartë shoferin e tij. Hiç me pak se sa shef të Financave.
Vendimi që Kodrës i kushtoi me vend pune?
Ky vendim i Kodrës ka irrituar Sveçlen. Dje ka vendosur që ta shkarkojë Kodrën nga pozita e drejtuesit te AME-se.
Lajmi është konfimruar nga kabineti i ministrit Sveçla.
Sipas Ligjit për Shërbimin Civil, ushtruesi i detyrës së agjencisë nuk mund të shërbejë në funksion në periudhë prej më shumë se tre muajve nga skadimi i mandatit si drejtor.
Fadil Kodra ka shërbyer si udhëheqës i agjencisë që menaxhon me njësitë e zjarrfikësve që nga viti 2010, kur ishte emëruar në këtë pozitë nga Qeveria “Thaçi 1”. Për shtatë vjet, Kodra shërbeu si Kryeshef Ekzekutiv i Agjencisë së Menaxhimit të Emergjencave, ndërkaq në pesë vitet e fundit ka ushtruar pozitën e Drejtorit të Përgjithshëm në këtë agjenci.
Sipas përshkrimit zyrtar, misioni i AME-së është mbështetja e qytetarëve për tu përgatitur, mbrojtur dhe reaguar nga të gjitha rreziqet e mundshme, kryesisht ato natyrore.
Drejtori i shkarkuar nga detyra është familjari i Ilaz Kodrës, Komandantit të Brigadës 114 të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, i cili ra heroikisht gjatë luftën për çlirimin e Kosovës më 30 prill, 1999.