Që nga mbrëmë ka filluar me intensitet të bie në Kodrën e Diellit të Maqedonisë Veriore.
Në fotot e sigurara nga arbresh.info shihet se Kodra e Diellit është zbardhur komplet nga bora.
Gjithashtu edhe në parashikimin e motit në Maqedonin e Veriut është paralajëruar se në male në pjesën veriperëndimore reshjet do të jenë të dëborës ku do të formohet shtresa prej 10 deri në 15 centimetra. Reshje të dëborës do të ketë edhe në disa vende në të larta.
Temperatura minimale o të jetë në interval prej 2 deri në 9 gradë, ndërsa ajo maksimale nga 3 deri në 11 gradë.
Në Shkup dhe rrethinë moti do të jetë i ngjashëm, i ftohët dhe me reshje shiu. Temperatura minimale do të ulet në 6 ndërsa ajo maksimale do të arrij në 7 gradë Celsius.