
Berat Rukiqi nga Lidhja Demokratike e Kosovës, ka reaguar pas deklaratës së Albin Kurtit për protestën e bizneseve, transmeton Insajderi.
Kurti në mbledhjen e Qeverisë të enjten ka thënë se “koha e barrikadave në Kosovë ka kaluar”, duke aluduar në protestat që pritet t’i bëjnë bizneset që po e kundërshtojnë vendimin e ZRRE’së për hapjen e tregut të rrymës.
Rukiqi ka shkruar se është “poshtërsi se si Kurti i krahason kompanitë e vendit me Radojcicin.
“Me i krahasu, kompanitë qe punesojne mbi 150,000 persona dhe e mbushin mbi 80% te buxhetit te vendit, me Radojcicin, është poshtërsi dhe rrezikim i mirëqenies te mbi 150,000 familjeve ne Kosove”, ka shkruar Rukiqi.