Koha kur Naim Murseli shfaqej në publik si bamirës, jepte kafe falas për të moshuarit në Suedi – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Koha kur Naim Murseli shfaqej në publik si bamirës, jepte kafe falas për të moshuarit në Suedi

    Insajderi
    01 December 2023 - 18:52
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Naim Murseli, i cili sot u arrestua si i dyshuar për vrasjen e gruas së tij, Liridonës, dikur “shtirej” si humanist.

    I dyshuari për vrasjen e bashkëshortes së tij, kishe hapur në qendër të qytetit të Uddevalla të Suedisë një lokal, ku kishte vendosur një orar në ditë, kur jepte kafe falas për të moshuarit.

    Murseli madje nëpër televizionet shqiptare, lavdërohej për gjestin e tij, të cilin e quante simbolik.

    @insajderiofficial #Kosova #shqipe #fyp #viral #kosova #shqiptaretneperbote🇦🇱🌍 #albanians #foryoupageofficiall #viral #kosova #naimmurseli #liridonamurseli #granitplava ♬ Dramatic Military – Faid rafanda

    “Në fakt rastësisht ka qëlluar në muajin e shenjtë të Ramazanit, por kjo nismë do të vazhdojë derisa të moshuarit të jenë gjallë. Në atë orë është shtuar numri i klientëve, është përhapur shumë këtu. Është një gjest nga ana ime simbolik, i jam mirënjohës suedezëve. Sepse mos harroni që edhe në Suedi ka persona që jetojnë jo në gjendje të mirë ekonomike”, pati thënë ai për Abc News.

    “Unë me familjen time, kemi ardhur në 1992 dhe që nga viti 1995 jetojmë në këtë qytet. Këtu një kafe kushton 3 euro e 40 cent. Kjo gjë që bëj më kushton maksimumi 100 euro në ditë”, u shpreh Murseli.

    Policia e Kosovës të premten fillimisht ka arritur ta identifikojë një të dyshuar tjetër për vrasjen e 30 vjeçares me shtetësi suedeze. G. Plava u arrestua në Cermajn të Gjakovës, në fshatin prej nga vjen edhe Naim Murseli dhe ku u varros sot viktima.

    Pas arrestimit, i dyshuari Plava ka rrëfyer në Polici se ekzekutimin e Liridona Murselit u porosit ta kryente nga burri i saj Naim Murseli, në këmbim të një pagese me para, ka marrë vesh gazeta online Reporteri.net.

    Gruaja 30 vjeçare u vra të mërkurën në një fshat në periferi të Prishtinës, derisa sipas dëshmisë së parë të burrit të saj – tashmë i arrestuar si i dyshuar – gjoja ekzekutuesit ishin dy grabitës që e ndalen veturën me të cilën po lëviznin çifti dhe dy fëmijët e tyre.

    Rasti tashmë po hetohet si vrasje me armë zjarri dhe inskenim i grabitjes.

    “Pas përfundimit të ekzaminimit të vendit të ngjarjes, janë ndërmarrë veprimeve intensive hetimore të cilat kanë rezultuar në arrestimin e dy personave të dyshuar lidhur me rastin e sipër shënuar. Njësiti i hetimeve të përgjithshme të Prishtinës në koordinim me Prokurorinë është duke e vazhduar operacionin e bastisjes në dy lokacione në Gjakovë”, thuhet në njoftimin e përditësuar nga Policia e Kosovës.

    Derisa menjëherë pas tragjedisë Policia e kishte njoftuar rastin si “grabitje me pasoja të vrasjes”.

    Liridona Murseli u varros sot në fshatin Cermjan të Gjakovës. Në varrimin e saj mori pjesë edhe i dyshuari Naim Murseli, i cili si bashkëshort i viktimës pranoi ngushëllimet e pjesëmarrësve në ceremoninë mortore.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark