Një skandal përfshiu televizionin publik këtë javë. RTK-ja transmetoi një “lajm” shpifës të medias boshnjake Slobodna Bosna(e njohur për lajme të rreme dhe manipulim faktesh). Ky portal pretendonte se dy portalet, Nacionale dhe Periskopi financohen nga Serbia.
Mediumi për publikim e këtij lajmi ishte thirrur në “burime”, duke mos argumentuar asnjë fakt.
Por, që më pas nga stafi atje u alarmua se ka ndërhyrja nga partia në pushtet.
Duke konfirmuar se kishte presion të vazhdueshëm nga Rilind Gërvalla, drejtor i TV, dhe Leonora Bërbatovci, redaktori Jeton Musliu u distancua nga ky lajm që atakonte dy mediume.
Për më tepër, ai ka treguar edhe për një rast se si kishte marrë vërejtje pse kishte publikuar një lajm kritik ndaj Qeverisë Kurti, shkruan Insajderi.
Vërejtjen kishte thënë se e mori nga ushtruesja e detyrës së kryeredaktores, Leonora Bërbatovci.
Por, partia në pushtet që tash po kritikohet se e ka kapur RTK-në, sa ishte në opozitë e kishte sulmuar këtë medium duke etiketuar si Televizion i Prontos.
“RTK-ja nuk është radio-televizion i Kosovës. Menaxhmenti i këtij televizioni e ka shndërruar atë në radiotelevizion të klanit “Pronto”, kishin shkruar nga kjo parti në vitin 2016.
Ata madje kishin thënës se RTK po përdoret për të sulmuar partitë e tjera.
“Në të njëjtën logjikë, ky klan kriminal, përmes menaxhmentit të RTK-së, e ka shndërruar këtë medium në propagandues mbrojtës të aferave të tyre. Në anën tjetër RTK po përdoret nga PDK e LDK për të etiketuar, shpifur, e sulmuar mediatikisht kundërshtarët politikë të pushtetit”, shkruhej aty.