Koha kur "Zonja e Parë", rrëfente se si regjimi komunist ia kishte nxjerr thonjte e duarve e këmbëve stërgjyshes së saj - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Koha kur “Zonja e Parë”, rrëfente se si regjimi komunist ia kishte nxjerr thonjte e duarve e këmbëve stërgjyshes së saj

    Insajderi
    15 November 2021 - 11:07
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kristale Ivezaj Rama është tanimë “Zonja e parë” e Prishtinë. Kjo pasi bashkëshorti i saj, Përparim Rama arriti ta fitojë kryeqytetin në raundin e dytë të zgjedhjeve. Rama mori 51.07% të votave, shkruan Insajderi.

    Bashkëshortja e Ramës është themeluese e “Ballkan Artist”. Në vitin 2018 ajo ishte pjesë e një projekti të rëndësishëm. Bëhet fjalë për projektin “Edhe Muret Kanë Veshë”, ku tregoheshin histori që lidheshin me regjimin komunist.

    Vet Ivezaj- rrëfeu për historinë drithëruese. Tregoi se si stërgjyshes së saj regjimi komunist ia kishin nxjerr thonjte e këmbëve e duarve.

    “Ajo ishte torturuar, i janë shqyer thonjtë e këmbëve dhe duarve dhe i kanë hedhur në trup një mace, gjersa e kanë goditur, një histori që duket e pabesueshme. Prandaj është e rëndësishme që të vlerësohen kujtimet e këtyre njerëzve që dëshmojnë të vërtetën”, ka treguar ajo.


    Duke sjellë historinë e familjes së saj, Kristale Ivezaj Rama thotë se synon të mbledhë dëshmi edhe nga shqiptarët që u detyruan të lënë vendin e tyre për shkak të persekutimit dhe vuajtjeve gjatë periudhës së komunizmit, shkruan Kult Plus.


    “Edhe muret kanë veshë”, kështu titullohet nisma e re e Autoritetit për Informimin mbi Dokumentet e ish Sigurimit të Shtetit që nisi sot, më 20 shkurt, në përvjetorin e 27-të të rrëzimit të shtatores së ish diktatorit, e që i kushtohet mbledhjes së dëshmive të të gjithë atyre që vuajtën gjatë regjimit komunist.


    Ideatore e këtij projekti ishte artistja Alketa Xhafa, kurse Kristale Ivezaj Rama në këtë projekt është në cilësinë e shkrimtares. Artistja Alketa Xhafa Mripa theksoi se kjo nismë, përmes artit dhe historisë, kërkon të provokojë mbi të shkuarën.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark