“Koha për Prishtinën”, Kandidati i PDK-së, Uran Ismaili hap fushatën në sheshin “Skënderbeu” - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    “Koha për Prishtinën”, Kandidati i PDK-së, Uran Ismaili hap fushatën në sheshin “Skënderbeu”

    Insajderi
    13 September 2025 - 19:48
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kandidati i PDK-së për kryetar të Prishtinës, Uran Ismaili, ka hapur zyrtarisht fushatën e tij zgjedhore me moton “Koha për Prishtinën”, në një tubim të mbajtur mbrëmjen e sotme në sheshin “Skënderbeu”.

    Ngjarja blodhi qytetarë nga të gjitha lagjet e kryeqytetit, të cilët u bashkuan për të dëgjuar vizionin e Ismailit për katër vitet e ardhshme.

    Gjatë fjalimit të tij, Ismaili prezantoi programin zgjedhor dhe theksoi pesë zgjidhjet kryesore që, sipas tij, do ta bëjnë Prishtinën një qytet funksional, modern dhe më të jetueshëm. Po ashtu, ai prezantoi edhe ekipin e tij të kandidatëve për asamblenë komunale.

    Ismaili premtoi se për secilën lagje të Prishtinës do të ketë plane të veçanta dhe buxhet të dedikuar, që do të adresojnë drejtpërdrejt nevojat dhe sfidat specifike të banorëve.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark