Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë është marrë vendim për vazhdimin e masës së paraburgimit për Hashim Thaçin dhe Kadri Veselin.
Lidhur me këtë vendim ka reaguar, deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, e cila e quajti si hap të rëndë dhe të papranueshëm.
“Kjo masë ndaj tyre është edhe një hap i rënd e i papranueshem i padrejtësive që bëjnë të “fortit”. Ka ardhë koha që shqiptarët e Kosovës edhe njëherë ti mbushin sheshet Evropës për të kërkuar drejtësi dhe për të mbrojtur luften çlirimtare”, tha ajo.
Kjo masë ndaj tyre është vazhduar përmes dy vendimeve të ndara nga kryetari i trupit gjykues, Charles SMith III.
Në arsyetimin e këtyre vendimeve thuhet se paneli ka konkluduar se vazhdon te ketë mungesë informacioni që justifikojnë gjetjet se Thaçi dhe Veseli mund të arratisen në rast që lirohen, por që ekziston rreziku që ata të pengojnë procedurat e DhSK-së, kryejnë krime të tjera kundër atyre që perceptohen si kundërshtar të UÇK-së dhe dëshmitarëve.