Kohë "fushate", komuna s’gjen vakt për liqenin akumulues në Mitrovicë - e lë në gjendje të mjerueshme - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Kohë “fushate”, komuna s’gjen vakt për liqenin akumulues në Mitrovicë – e lë në gjendje të mjerueshme

    Insajderi
    23 July 2025 - 16:55
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Liqeni Akumulues në Mitrovicë vazhdon të jetë në gjendje të mjerueshme, ani pse konsiderohet si një nga pikat më atraktive në këtë komunë.

    Barishtet në ujë dhe era e rëndë siç duket s’po i pengon as Bedri Hamzës e as Arian Tahirit, ku ky i fundit do t’i hyjë garës për të parin e Mitrovicës.

    Lidhur me këtë ka reaguar Muhamed Pllana nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje në Mitrovicë, i cili ka thënë se ani pse makina e blerë nga komuna për mirëmbajtje ekziston, ajo po qëndron e pashfrytëzuar.

    Gjendja e liqenit akumulues në Mitrovicë është më e keqja që është parë ndonjëherë. Nga një sipërfaqe e qetë uji, sot ka mbetur një moçal me baltë, barishte të egra, erë të rëndë dhe një pamje që flet për braktisje dhe degradim“, ka deklaruar ai.

    Në të kaluarën, sa kohë që shtrati i lumit Ibër ishte i mbuluar me gurë, nuk kishte probleme të tilla. Por prishja e shtratit dhe planifikimi i gabuar urban e ekologjik kanë çuar në këtë gjendje. Makina e blerë nga Komuna për mirëmbajtje sot qëndron e parkuar dhe e pashfrytëzuar, si vetë liqeni, e mjerë dhe e harruar në një qoshe”, vijon shkrimi i Pllanës. /Insajderi.org/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark