Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, si dhe ai i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, kanë arritur një koalicion parazgjedhor në nivel qendror.
Kështu kanë konfirmuar përmes një njoftimi nga AAK.
Më tej, ata kanë mbajtur konferencë të përbashkët në selinë e AAK-së në Prishtinë.
Në vitin 2017-2019, AAK dhe Nisma ishin në koalicion dhe në bashkëqeverisje.
Në atë kohë, Haradinaj ishte kryeministër, ndërkaq Limaj ishte numri dy në kabinetin e tij.
Të rikujtojmë se, NISMA sot nuk posedon asnjë deputet brenda Kuvendit të Kosovës.
Për më shumë detaje ndiqni videon: