×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    “Kohë më të vështira janë para nesh…” – Kryeministri grek paralajmëron verë të rrezikshme

    Insajderi
    01 July 2024 - 13:07
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis, tha se vendi e tij përballet me një verë të rrezikshme sa u përket zjarreve.

    Zjarret e egra janë të zakonshme në këtë vend mesdhetar, por moti më i nxehtë, më i thatë dhe më me erë, të cilin shkencëtarët e lidhin me efektet e ndryshimeve klimatike, rriti frekuencën dhe intensitetin e tyre.

    Fundjavën që shkoi, dhjetëra zjarre shpërthyen në të gjithë Greqinë, përfshirë dy afër kryeqytetit Athinë.

    “Është një verë që pritet të jetë veçanërisht e rrezikshme… kohë më të vështira janë para nesh”, tha Mitsotakis duke iu drejtuar kabinetit të tij.

    “Kemi pasur një qershor shumë të vështirë për sa u përket kushteve të motit, me thatësira ​të mëdha dhe me erëra jashtëzakonisht të fuqishme për sezonin”, tha ai dhe i vlerësoi lart zjarrfikësit që arritën t’i frenonin zjarret e fundjavës.

    Greqia i rriti përgatitjet për këtë vit, duke punësuar më shumë staf, pasi, vitin e kaluar, zjarret në pyje detyruan rreth 19.000 njerëz të largoheshin nga ishulli i Rodosit dhe shkaktuan vdekjen e rreth 20 personave në veri të vendit.

    “Publiku, gjithashtu, duhet të përfshihet në këtë mbrojtje kolektive kundër rreziqeve natyrore”, tha Mitsotakis. /REL

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark