KOK shpërblen me nga 10 mijë euro medalistet olimpike, 5 mijë për Driton Kukën – Insajderi
×
  • Sport
  • Sport

    KOK shpërblen me nga 10 mijë euro medalistet olimpike, 5 mijë për Driton Kukën

    Insajderi
    05 September 2024 - 15:14
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Komiteti Olimpik i Kosovës ka vendosur të shpërblejë xhudistet që kanë fituar medalje olimpike në Paris.

    KOK ka shpërblyer me nga 10 mijë euro medalistet, Distria Krasniqin dhe Laura Fazliun.

    5 mijë euro do të shpërblehet Driton Kuka, teksa Akil Gjakova me 4 mijë euro. Ndërkohë Donjeta Sadiku me 1 mijë euro. Notarët Hana Beiqi dhe atletja Gresa Bakraqi shpërblehen me nga 500 euro.

    Ja njoftimi i KOK’ut:

    “33.500 𝐞𝐮𝐫𝐨 𝐩ë𝐫 𝐞𝐤𝐢𝐩𝐢𝐧 𝐎𝐋𝐈𝐌𝐏𝐈𝐊 🇽🇰

    Bordi Ekzekutiv i Komitetit Olimpik i Kosovës ka vendosur të shpërblejë edhe këtë herë sportistët tanë për suksesin dhe pjesëmarrjen në Lojërat Olimpike Paris 2024.

    Ekipi ynë olimpik fitoi medaljen e argjendtë me Distria Krasniqin dhe të bronztën me Laura Fazliun, të dyja nga sporti i xhudos.

    Të dyja medalistet olimpike, krahas shpërblimit shtetëror, do të shpërblehen edhe nga KOK-u me nga 10 mijë euro secila.

    Trajneri i tyre, Driton Kuka, do të shpërblehet me 5 mijë euro.

    Sukses është vlerësuar edhe vendi i pestë i Akil Gjakovës, që njëherit është suksesi më i madh në konkurrencën e meshkujve për ekipet tona olimpike. Akilit do t’i ndahen 4 mijë euro.

    Kampionia olimpike Tokio 2020, Nora Gjakova, xhudistja Loriana Kuka dhe boksierja, Donjeta Sadiku, që u kualifikuan me normë olimpike, do të shpërblehen me nga 1 mijë euro, ndërsa pjesëmarrësve me ftesë të univerzalitetit, notarëve Hana Beiqi e Adell Shaboviq dhe atletes Gresa Bakraqi, do t’iu takojnë nga 500 euro.

    Në total, shuma e ndarë është 33.500 euro”, ja njoftimi.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark