“Koka” e mafies italiane, arrestohet bosi i “Ndrangheta”-s (Emri) - Insajderi
×
  • Lajme
  • Shqipëri/Rajon

    “Koka” e mafies italiane, arrestohet bosi i “Ndrangheta”-s (Emri)

    Insajderi
    27 April 2023 - 20:44
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Bosi i klanit mafioz Ndrangheta është arrestuar në një katedrale në Genova.

    Sipas “BBC”, Pasquale Bonavota ka qenë në kërkim nga policia që nga viti 2018 pasi iku nga një urdhër arresti për vrasje dhe shoqatë mafioze.

    Policia thotë se 49-vjeçari drejton mafien “Ndrangheta”, “familja” më e fuqishme mafioze e Italisë, ndërsa po ashtu thuhet se kontrollon pjesën më të madhe të furnizimeve të kokainës në Evropë.

    Pasquale Bonavota, ndodhej në katedralen e qytetit kur u arrestua dhe mbante një ID false.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark