×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    “Koka” e tij vlente 7 milionë dollarë, vrasja e komandantit të Hezbollahut, reagon Irani

    Insajderi
    20 September 2024 - 21:49
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ambasada iraniane në Liban ka dënuar “çmendurinë izraelite” siç e cilësoi ajo, pas sulmit vdekjeprurës në bastionin e Hezbollahut të mbështetur nga Teherani në jug të Bejrutit, në të cilin Izraeli thotë se vrau një komandant të lartë të grupit libanez.

    “Ne dënojmë me termat më të ashpër marrëzinë dhe arrogancën izraelite që ka tejkaluar çdo kufi duke synuar zonat e banuara në periferitë jugore të Bejrutit”, shkroi ambasada në X.

    Të paktën 12 persona janë vrarë dhe 66 të tjerë janë plagosur në sulmin izraelit në periferinë jugore të Bejrutit, tha Ministria e Shëndetësisë e Libanit.

    Autoritetet shëndetësore libaneze thonë se mes viktimave janë edhe fëmijë në një ndërtesë në zonën e Dahiyeh.

    Izraeli thotë se sulmi kishte në shënjestër dhe vrau një komandant të lartë të Hezbollahut; Grupi libanez ende nuk ka komentuar mbi sulmin.

    Përshkallëzimi vjen disa ditë pasi pajisjet e komunikimit shpërthyen në të gjithë Libanin në një seri sulmesh të njëkohshme dhe mes muajsh tensioni në rritje midis Izraelit dhe Hezbollahut. 

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    22 November 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark