Kokaj ankohet se s’po e lënë të shprehet në Kuvend: Mimoza Kusari më thotë ‘profë, mos fol edhe sot’ – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Kokaj ankohet se s’po e lënë të shprehet në Kuvend: Mimoza Kusari më thotë ‘profë, mos fol edhe sot’

    Insajderi
    12 July 2022 - 18:14
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Deputeti i Vetëvendosjes, Jahja Kokaj është ankuar se s’po i japin hapësirë të mjaftueshme për t’i shprehur mendimet e tij shkencore në Kuvend.

    Kokaj tha në Frontal të T7 se kryetarja e grupit parlamentar, Mimoza Kusari ndonjëherë i kërkon që të mos flasë.

    “Këto mendime po kam dëshirë t’i jap, por është e vështirë ti të afrohesh te foltorja e parlamentit. Është vështirë se s’ta jep ty fjalën. Glauku ka respekt shumë të madh për mua. Por dikush, ta zëmë, deputeti i një partie çohet pesë herë në ditë flet. E unë e bëj aty… se është një procedurë… Ne jemi 58. Duhet t’i lajmërohesh kryetares së grupit parlamentar. Ajo kryetarja është gjakovare, ka respekt ndaj meje, thotë: profë, ta kalojmë edhe sot, mos fol, a di. Edhe sot ta kalojmë, mos fol, për arsye se s’je në rend dite ti me folë. Ama mua më vëlon sespe e di që janë kah flasin kot”, tha ai.

    Deputeti Kokaj përmendi një shembull, kur tha se për 7 orë debat, deputetët s’ia kishin qëlluar fare dhe se ai më pas i kishte kërkuar kryeparlamentarit Glauk Konjufca që t’ia jepte fjalën.

    “Për shembull folshin për energjinë. S’ia qëllojshin fare, fare, fare, fare, 7 orë e gjysmë. Më plasi, i thashë ‘Glauk, ama’. Tha pa rend ta jap, se s’është rendi”, tha Kokaj.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    22 January 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark