
Jahja Kokaj i Vetëvendosjes ka pasur sot një reagim në Kuvendin e Kosovës.
Ai është akuzuar se po dirigjohet nga kryeministri, Albin Kurti.
Kokaj ka thënë se voton siç i thotë mendja e tij dhe jo çka i thotë Albin Kurti apo dikush tjetër, iu drejtu njërës prej deputeteve gra të Kuvendit, por nuk ia përmendi emrin.
“Një zonjë, në mënyrë kuturu bën një ofendim të madh dhe kam dëshirë që këtë tempull të parlamentit, demokracisë, kur të dalin në foltore matni fjalët e jo ti thojmë ashtu, ofendim. Zonja e nderuar tha se iu ka hyp sipër kryeministri apo dikush tjetër. Zonjë mu kurrkush s’mundet me m’hyp sipër pos i madhi zot, është mirë me tërheq fjalën. Unë veprojë e votojë ashtu siç më thotë ndërgjegjja për çdo çështje që konsiderojë që është në dobi për ata që më kanë votuar”, tha Kokaj përcejll Insajderi.
Ka qenë deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu ajo e cila i ka akuzuar deputetët e VV-së se e “Keni ardhë deri në atë pikë sa për t’ia bërë qejfin liderit tuaj, Kosovën e quani pacientë. Këta jeni ju që liderin tuaj e qitni mbi vet-vetën, mbi interesin e Kosovës sepse kështu ky ka dëshirë të ndihet. Prandaj sot duhet ti thoni po Trustit, për atë fermer, policë….“, tha Musliu përcjell Insajderi.