×
  • Lajme
  • Lajme

    Kokalari për Trumpin do të ndihmojë në lirimin e Thaçit: E di ku është dhe pse

    Insajderi
    15 November 2024 - 10:02
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Aktivistja e njohur shqiptare në SHBA, Evi Kokalari, ka folur rreth Gjykatës Speciale dhe gjykimin e ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi.

    Ajo ka komentuar zërat që sugjerojnë mundësinë e zhbërjes së Gjykatës Speciale ose një shpejtimi të procesit gjyqësor me ardhjen e Donald Trump në pushtet.

    Sipas Kokalari, Trump është i njohur për qëndrimet e tij të forta dhe mund të ndërmarrë hapa në mbështetje të Thaçit dhe bashkëpunëtorëve të tij.

    Presidenti Trump e di mjaft mirë se ku është Thaçi dhe pse, dhe më besoni kur ju them se Trump është një nga burrat më përdëllyes që do të gjeni ndonjëherë. Ai do të ndihmojë të gjithë njësoj për të liruar Thaçin dhe dy djemtë e tjerë, dhe kush e di, ndoshta do t’i ftojë ata të vizitojnë Shtëpinë e Bardhë sepse ky është Trump” – ka shkruar ajo në platformën “X”, përcjell Insajderi.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark