Atdhe, Behar dhe Shkodran Murturi janë tre vëllezërit të cilët po dyshohet se e rrahën mbrëmë imamin, Zeqir Berisha nga Lupçi i Podujevës.
Gjendjen shëndetësore sipas burimeve të Insajderit imami e kishte të rënduar dhe pa vetëdije, shkruan Gazeta Insajderi.
Imami ka lëndime në kokë tri fraktura dhe në dorën e djathtë. Dyshohet se janë përdorur edhe mjete të forta.
Imami fillimisht ka pranuar tretman në QKMF në Podujevë e më pas është transferuar në QKUK.
Rreth orës 02:45 imami i është nënshtruar edhe një operacioni, thanë këto burime për Insajderin.
Siç mëson Insajderi, Atdhe Murturi ishte paraqitur në polici fillimisht si dëshmitar, i cili kinse e gjeti të gjakosur hoxhën dhe të shtrirë në tokë.
Rreth orës 02:45 imami i është nënshtruar edhe një operacioni, thanë këto burime për Insajderin.
Të tre të dyshuarit janë intervistuar nga Policia e Kosovës rasti është cilësuar si “lëndim i rëndë trupor”.
Siç mëson Insajderi asnjëri nga ta nuk e ka pranuar sulmin e bërë mbrëmë.
Rastin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës.