Dizejnatori Valdrin Sahiti, do t’i paraqes koleksionin e tij në Javën e Modës Shqiptare në New York.
Sipas Albanian Fashion Agency, Sahiti do ta prezantoj koleksionin e fundit modern dhe klasik të veshjeve dhe fustaneve për tregun evropian dhe amerikan.
“Stilistët e famshëm shqiptarë do nxjerrin në pah karakterin e tyre shqiptar në veshjet që do prezantohen në natën e Albanian Fashion Show në Amerikë. Valdrin Sahiti është ndër dizajnerët më të mirë shqiptar i cili do sjellë veshje tepër elegante tek Java e Modës Shqiptare në New York”, ka thënë themeluesja e Agjencisë së Modës në New York, Mrika Krasniqi.
Modelet të cilat do të prezantojnë veshjet e Valdrin Sahitit do të grymosën nga grimerja e njohur në Kosovë, Sellma Kasumoviq.
Java e Modës Shqiptare në New York do të mbahet nga data 25-30 mars në New York./Insajderi.com