Koleksioni i veturave të Asadit habiti botën- Rebelët sirianë gjetën edhe një Ferrari në vlerë prej afro tre milionë euro - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Koleksioni i veturave të Asadit habiti botën- Rebelët sirianë gjetën edhe një Ferrari në vlerë prej afro tre milionë euro

    Insajderi
    09 December 2024 - 08:36
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një video po qarkullon në rrjetet sociale që tregon koleksionin e veturave të presidentit të rrëzuar sirian Bashar al-Assad, të parkuara në një garazh pranë pallatit të tij kryesor në Damask.

    Videoja, e filmuar nga një individ duke vozitur mes koleksionit dhe e verifikuar nga CNN, shfaq më se 40 vetura luksoze në një parking të madh në Damaskun perëndimor, në veri të lagjes Al-Mazzeh, përcjell Insajderi.

    Disa nga makinat që shihen në pamje përfshijnë një Ferrari F50 të kuq – i cili zakonisht shitet përreth tre milionë euro – një Lamborghini, një Rolls Royce dhe një Bentley. Të paktën një nga automjetet mbanin targa të Damaskut.

    Përballë një ofensive çuditërisht të shpejtë rebele, Assad dhe familja e tij ikën në Moskë dhe të njëjtëve iu dha azil politik. /Insajderi.org/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark