Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist: Aktivistja Albulena Fazliu është marrë peng nga ushtria e Izraelit në flotën humanitare - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist: Aktivistja Albulena Fazliu është marrë peng nga ushtria e Izraelit në flotën humanitare

    Insajderi
    02 October 2025 - 18:40
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist ka reaguar pas marrjes peng të mbi 500 aktivisteve e aktivistëve ndërkombëtarë nga ushtria izraelite (IDF).

    Sipas tyre peng është marrë edhe aktivistja shqiptare Albulena Fazliu, një refugjate e luftës nga Kosova që jeton në Gjermani.

    “Shteti i Kosovës duhet të kërkojë menjëherë që Izraeli ta lirojë Albulenën dhe aktivistet e aktivistët tjerë dhe njëherë e mirë të marr pozicion politik dhe të thërras për ndalim të shfarosjes së popullit palestinez nga Izraeli”.

    Në reagim thuhet se është detyrë e institucioneve dhe e shoqërisë që të qëndrojnë krah për krah me Albulenën.

    Ndryshe, flota me 40 anije ndërkombëtare po përpiqet të dërgojë ndihma humanitare për popullin palestinez në Rripin e Gazës.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark