Koliqi: Numri 103 në listën e AAK-së simbolizon martirizimin e Karadakut dhe angazhimin për filozofinë rugoviste – Insajderi
×
  • Lajme
  • Zgjedhjet 2025
  • Lajme

    Koliqi: Numri 103 në listën e AAK-së simbolizon martirizimin e Karadakut dhe angazhimin për filozofinë rugoviste

    Insajderi
    30 January 2025 - 15:05
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kandidati për deputet nga radhët e koalicionit AAK-Nisma, Engjëll Koliqi, është deklaruar lidhur me numrin që ka në listën zgjedhore.

    Koliqi, i cili bart numrin 103 në një intervistë për ’Xl Press’ ka thënë se ky numër simbolizon martirizimin e Karadakut dhe angazhimin për filozofinë rugoviste.

    Numri 103 në listën e AAK-së simbolizon martirizimin e Karadakut dhe angazhimin tim për filozofinë rugoviste, martirët e demokracisë do të thoja. Nuk mundet mbrenda natës e majta të bëhet e djathtë. Besueshmëria e Amerikës në Ramush Haradinajn është ngritur në vlera të së djathtës për kombin, andaj kërkoj që qytetarët e Kosovës të votojnë numrin 103. Ky numër tregon përkushtimin tim ndaj vlerave të djathta. Kjo mbështetje është jetike për suksesin tim politik dhe për arritjen e qëllimeve dhe aspiratave tona kombëtare”, deklaroi ai.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark