Kolona në disa pika kufitare – më së gjati te Dheu i Bardhë dhe Merdarë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Kolona në disa pika kufitare – më së gjati te Dheu i Bardhë dhe Merdarë

    Insajderi
    08 August 2025 - 08:16
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Qendra Kombëtare e Menaxhimit Kufitar bën të ditur se pritjet në kufi po vazhdojnë të jenë të menaxhueshme në shumicën e vendkalimeve, por në Dheun e Bardhë dhe Merdarë janë shënuar vonesa të konsiderueshme për automjete.

    Në Bërnjak qarkullimi është i lehtë si për hyrje ashtu edhe për dalje. Automjetet dhe kamionët presin vetëm 3-5 minuta, pa kolona.

    Derisa tel Dheu i Bardhë pritjet në dalje janë rritur ndjeshëm, me kohë mesatare prej 90 minutash për automjete dhe kolonë rreth 800 metra. Në hyrje, pritjet janë vetëm 5 minuta.

    Në Merdarë ka vonesa të konsiderueshme në dalje për automjetet, me kohë pritjeje 15-20 minuta dhe kolonë 150 metra. Në hyrje pritja është 3-5 minuta.

    Ndërsa në Jarinje hyrja për automjetet është më e ngarkuara pas Dheut të Bardhë, me pritje 10-15 minuta, ndërsa në dalje koha bie në 5 minuta.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark