Vazhdojnë radhët e gjata kilometrike në pikën kufitare të Morinës. Edhe sot shqiptarët nga të dyja anër e kufirit kanë pritur me orë të tëra në radhë.
E gjithë kjo situatë e rëndë është krijuar për shkak të masave të reja anti-Covid19 që po zbaton pala kosovare në pikën e kalimit kufitar Vermicë.
Situata e rënduar e qarkullimit ka nisur që më 31 gushtit kur Kosova po kërkon test PCR ose çertifikatë vaksinimi jo më të vjetër se 72 orë. Ndërkohe që pranë pikës së kalimit kufitar është vendosur një laborator për test të shpejtë me vlerë 25 euro. Gjatë këtyre ditëve fluksi ka qenë i madh si pasojë edhe e lëvizjes së qytetarëve drejt bregdetit.