Një aksident trafiku ka ndodhur afër Bllacës.
Sipas mediave në Maqedoni, rruga për në kufirin e Bllacës vazhdon të jetë e bllokuar edhe përkundër sa kanë kaluar orë që prej rrëzimit të kamionit.
Gjithashtu raportohet se janë krijuar kolona të gjata. Kamionët që janë nisur për të hyrë në Maqedoninë e Veriut, kanë krijuar kaos dhe kanë zënë një pjesë të autostradës së Kosovës.