Kolona të gjata në pikat kufitare të Kosovës, kaq orë janë pritjet – Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Kolona të gjata në pikat kufitare të Kosovës, kaq orë janë pritjet

    Insajderi
    05 August 2023 - 18:21
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Pritje dhe kolona të gjata të veturave ka në vendkalimet kufitare me Serbinë në Merdar dhe të Dheu i Bardhë.

    Sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhimin Kufitar, në vendkalimin kufitar në Merdar, bashkatdhetarët po presin mbi orë për të hyrë, kurse kolona e automjeteve arrin deri në 1.5 km. Ndërsa për ta dalë nga Kosova në këtë vendkalim po pritet deri në tri orë, kurse kolona brenda Kosovë arrin në 1.000 metra.

    Ndërsa, në vendkalimin kufitar te Dheu i Bardhë, për të hyrë në Kosovë po pritet deri në dy orë, kurse për të dalë deri në 50 min. Kolonat e automjeteve në këtë vendkalim kufitar arrijnë deri në 1km.

    Edhe në vendkalimin në Muçibabë bashkatdhetarët po presin deri në dy orë për të hyrë në Kosovë.

    Në vendkalimet e tjera kufitare të Kosovës me vendet fqinje nuk raportohet për kolona, pasi pritjet për të hyrë dhe për të dalë nga Kosova janë 03-05 minuta.

    Për të përcjellë gjendjen në kohë reale në pikat kufitare klikoni KËTU.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark