Kolonat dhe pritjet në pikat kufitare, situata e fundit - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Kolonat dhe pritjet në pikat kufitare, situata e fundit

    Insajderi
    23 August 2025 - 23:11
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Qendra për Menaxhimin e Kalimeve Kufitare njofton se në shumicën e pikave kufitare, koha mesatare e pritjes për hyrje dhe dalje të automjeteve është midis 3 dhe 5 minutave, përveç rasteve të veçanta si në Merdarë, ku për daljen nga pika kufitare pritja varion nga 50 deri në 60 minuta.

    Ndërkaq, në Mutivodë, pritjet për dalje të automjeteve janë më të gjata, duke arritur deri në 100-120 minuta.

    Sa i përket kolonave të automjeteve, në disa pika kufitare si Dheu i Bardhë dhe Merdarë janë regjistruar kolona deri në 300 metra në dalje, ndërsa në Mutivodë kolona e daljes arrin deri në 400 metra. Pikat e tjera raportojnë kolona më të shkurtëra ose mungesë të tyre.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark