Qendra Kombëtare për Menaxhimin Kufitar ka njoftuar për fluks jo fort të madh në hyrje-dalje nëpër pikat kufitare në Kosovë.
Pika më e ‘ngjeshur’ kufitare për vetura është ajo e Merdarës, ku pritjet në hyrje janë 15-20 minuta, ndërkaq në dalje 5-10 sosh, shkruan Gazeta Insajderi.
Pritje 15-20 minuta për hyrje ka edhe në pikën kufitare të Dheut të Bardhe.
Gjendja figuron të jetë e qetë nëpër pikëkalimet e tjera kufitare, si për vetura ashtu edhe për kamionë.
Përditësimi i fundit është bërë në orën 08:12, të së dielës. /Insajderi.org/