Koloni artistike në Letnicë të Vitisë - Insajderi
×
Kulturë

Koloni artistike në Letnicë të Vitisë

Insajderi
08 October 2016 - 11:10
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Një Koloni Artistike u organizua në Viti dhe mblodhi një numër të madh artistësh nga e tërë Kosova.

Kolonia që vitin e kaluar pati mbledhur artistë nga Amerika, sivjet pati tri ditë me radhë intensive me rreth 25 artistë, me qëllimin e promovimit të vlerave kulturore e artistike si dhe shkëmbimin e ideve dhe përvojave mes artistëve.

Kolonia në fjalë u mbajt në fshatin Letnicë të Komunës së Vitisë, shkruan KultPlus, ky një fshat i banuar nga tri komunitete dhe me shtrirje gjeografike të mirë, me pamje piktoreske i dhanë edhe më shumë inspirim artistëve pjesëmarrës.

“Punimet që u realizuan gjatë kësaj Kolonie do të prezantohen shumë shpejt në një ekspozitë kolektive në Galerinë e qytetit të Vitisë” tregon për KultPlus Blerta Hoti.

Koordinator dhe ideator i projektit ishte Mervan Mustafa – Kryetar i Shoqatës së Artistëve Figurativë “Gursel Sylejmani”.

Kolonia planifikohet të bëhet një organizim tradicional kulturor në këtë pjesë të bukur të Kosovës.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark