Një nga qytetet më të mëdha të Kolorados në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, do të jap si donacion miliona dollarët e fituar nga taksat pas legalizimit të marihuanës
Nga 4.5 milion dollarët e fituara nga kjo taksë, qyteti Aurora do të ndajë 1.5 milion dollarë për të ndihmuar familjet e varfra duke iu dhuruar atyre ushqim, veshje dhe produkte higjienike, njofton The Independent.
Shitjet e dozave të vogla të marihuanës në mënyrë legale filluan në tetor të vitit 2014.
Colorado u bë shteti i parë amerikan që e legalizoi këtë lloj droge./Insajderi.com