Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Anton Quni është incizuar sot duke pirë duhan tinëz në Kuvendin e Kosovës. Quni është parë duke tymosur cigare elektronike, apo siç njihen të llojit “vape”.
Quni tymoste duhan nga ulësja e tij, dhe jo në hapësirat e dedikuara për duhanpirësit.
Megjithatë, anipse me duhan në dorë, dukej sikur ishte i vëmendshëm duke dëgjuar.
Kohët e fundit cigaret elektronike po shihen si një formë për ta lënë duhanin.
Ndryshe, në seancën e sotme, kuvendi miratoi tri pikat e marrëveshjes, të dala nga Procesi i Berlinit.
Lexo edhe: