Komandant Hoxha sot pritet të iu përgjigjet pyetjeve të avokatëve të ish-krerëve të UÇK-së - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Komandant Hoxha sot pritet të iu përgjigjet pyetjeve të avokatëve të ish-krerëve të UÇK-së

    Insajderi
    25 February 2025 - 08:30
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ismet Tara, i njohur si komandant Hoxha, sot do t’iu përgjigjet pyetjeve të avokatëve mbrojtës të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, që po gjykohen në Hagë.

    Tara dje bëri një reagim në Facebook, ku tha se do t’i kundërshtojë pretendimet e Speciales ndaj udhëheqësve të UÇK-së që po mbahen atje.

    Ai tha se akuzat ndaj tyre janë produkt i një skenari të përgatitur nga kriminelët ushtarakë serbë dhe Akademia serbe.

    “Shihemi nesër në gjykatë, ku do të përgjigjem ndaj të gjitha pyetjeve të avokatëve mbrojtës të ish-krerëve të UÇK-së,” kishte deklaruar ai.

    Komandant Hoxha, kishte refuzuar që dje të jepte dëshminë në Speciale duke thënë se nuk e njeh këtë gjykatë.

    Ndërkaq, sot do të vazhdojë gjykimi ndaj ish-eprorëve të lartë të Ushtrisë Çlirimtare, Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit.

    Seanca është paraparë të nis nga ora 09:00.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark